Largimi i Leo Messit nga Barcelona vazhdon të jetë një mister dhe fakti se La Liga nuk ka lejuar transferimin e tij prej borxheve, më shumë ngjan si një kapak për të mos parë çfarë zien poshtë.
Këtë na lë të kuptojmë edhe Ernesto Valverde, ish-trajneri i Barcelonës, i cili shprehet në një intervistë për mediet spanjolle se është më mirë që njerëzit të mos e dinë arsyen e largimit të kapitenit nga Barcelona.
“Messi? Nuk mund të them çfarë ndodhi. Është pjesë e misterit. Është më mirë që njerëzit të mos e dinë gjithçka rreth nesh. Më e mira është që njerëzit të mos e dinë të vërtetën.
Them se mund të kthehem në trajnim sërish. Pas largimit nga Barcelona kisha një nevojë për shkëputje. Doja të udhëtoja, por pandemia nuk më lejoi. Nuk e di ende se çfarë do bëj në të ardhmen”, u shpreh Valverde. /abcnews.al