Valteri: Tre njerëz të politikës shqiptarë kanë vendosur ta çojnë popullin drejt varrezave

schedule14:05 - 24 Shtator, 2020

schedule 14:05 - 24 Shtator, 2020

Deputeti Halit Valteri nuk i ka ndalur kritika ndaj mazhorancës. Në seancën plenare në Kuvend, ai theksoi se qytetarët shqiptarë do të flasin me votë dhe se do t’i japin dënimin  e merituar qeverisë.

“Tre njerëz të politikës shqiptarë kanë vendosur ta çojnë popullin drejt varrezave. Listat e mbyllura imponojnë deputetë dhe ministra që duan të jenë në hije dhe të jenë veçse kloun. Kam një mesazh për ty Damian: Unë i pari dhe të gjithë shqiptarët nuk ta kemi borxh ketë maskarallëk.

Shqiptarët nuk janë budallenj .Po ashtu edhe për ju zoti Balla kam një mesazh, dua t’ju them se keni përpara disa njerëz që kanë ardhur të respektojnë institucionet, Kini kujdes sepse sa do para të merrni nga droga apo krimi, shqiptarët do t’ju dënojnë me votë”, tha Valteri.