Valteri: Nuk ishit të aftë ta çonit Metën para përgjegjësisë, jeni bërë synet, po zhgënjeni shqiptarët

schedule11:40 - 27 Korrik, 2020

schedule 11:40 - 27 Korrik, 2020

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri, i deklaruar kundër raportit të Komisionit Hetimor që vlerësoi në përfundim të tij, se nuk ka shkelje të rënda që të argumentojnë shkarkimin e Presidentit, ka lëshuar akuza të forta në adresë të kreut të Shtetit, e po ashtu edhe gjithë deputetëve të shumicës.

Nga foltorja e Kuvendit, ai ka akuzuar deputetët që mbyllën sytë para shkeljes së rëndë të zhdekretimit të 30 qershorit nga ana e Metës, ndërkohë që thekson se ai flet hapur, pasi nuk i trembet askujt.

“Nuk ka gjë më të tmerrshme dhe djall se deputeti absurd se ashtu jeni kthyer që nga 2008. Çfarë do ti thuash presidentit kur firmos një dekret që është zhdekretim, askund nuk ka një të tillë, nëse e gjeni ma thoni dhe unë e mbyll gojën. Për ju një vit më parë, ai ishte atentat ndaj demokracisë, por sot një vit më pas, Ulsi Manja ka tjetër mendim.

Për shkak se nuk ishit të aftë ta çonit Metën para përgjegjësisë e ngatërruat çështjen e 30 qershorit me emërimin e anëtarëve të gjykatës kushtetues, sot akuzat janë zbutur në çështje procedurale që nuk ka të bëjë me firmën e tij për rrëzimin e 30 qershorit.

SHBA e shpëtuan vendin nga gjakderdhja, mrekulli që duhet të njihet në histori. Ai president, këta diplomatë që nuk reshtin të na ndihmojnë i quan palaço, klloun, rrugaçë dhe i kërcënon me video intime.

Pa ndihmën e SHBA nuk e shmangnim dot gjakderdhjen, por ju sot e keni harruar këtë, jeni bërë synet nga gjuha, ua kanë mbyllur gojën, po zhgënjeni shqiptarët, me vjen keq, partia juaj po ju gjuan me gurë kudo që shkoni.

Ulsi, na thoni, a është Ilir Meta në shkelje të Kushtetutës për zhdekretimin e 30 qershorit?”, tha Valteri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!