Në seancën plenarë në Kuvendin e Shqipërisë deputeti Halit Valteri u shpreh se qeveria ka dështuar në realizimin e shtetit. Më tej deputeti u shpreh se Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nuk duhet të bëjë propagandë qeverie, por të flasë dhe të shohë se çfarë po ndodh me krimin në Shqipëri.
“Çfarë të bëj një polic me barkun bosh, me 400 mijë lekë të vjetra rrogë. Çdo ditë ka një vrasje, ka një rrëmbim, ka një kanosje. Këtu dëgjojmë vetëm pallavra. Sot shqiptarët janë të bindur që flaka dhe tymi mund të mos jetë dukur ende por shumë shpejt do të jenë në duart tona.
Çfarë ndodh në Shqipëri është e lidhur me “Rilindjen”. A ju kujtohet Lezha, duke e lënë në papërfaqësim në atë Parlament.
Lexo edhe: Vrasjet e fundit, Lleshaj në Kuvend: Në Shqipëri ka ulje galopante të kriminalitetit
Po të shohësh hajdutët e pronave të Lezhës janë të lidhur me pushtetin, por si ka mundësi që njerëzit atje votuan një kryeministër të tillë. Lidhja me krimin është vetmja përgjigje, sepse krimi frikëson. Ju u intereson vetëm karrigia. Askush nuk i ka nderuar kriminelët si kjo qeveri. Drejtësia në ne këtu kemi votuar e ka humbur shpresën”, deklaroi ai.
Drejtuar ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi, ai theksoi se duhet të shohë se çfarë po ndodh në Shqipëri dhe të mos bëhet memec përballë krimit.
“Kam parë policë pjesë të bandës kriminale, por nuk je ti ai. Për krimin nuk më fole. A e dini zoti Lleshi që dy ministrat tuaj paraardhës janë subjekt të OFL. Po shoferët e tyre. Kaq memec, kaq shurdh jeni bërë që nuk i shikoni këto gjëra. Zoti Lleshi hajde këtu dhe fol për krimin, mos bëj propagandë qeverie”, u shpreh ai.