Deputeti Halit Valteri ka replikuar me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj pasi ky i fundit deklaroi se makina luksoze me të ciëln ai lëviz është në emër të institucionit që ai drejton.
Valteri tha se Lleshaj ka detyrim moral të japë shpjegime për këtë çështje ndërsa shtoi se për postin që ai mban nuk mund të lëvizë si gangster me targat e forcave operacionale.
“Për makinën qe keni ju e keni detyrim moral sepse ministri i Brendshëm nuk mund të lëvizë si gangster me targat e operacionales. Keni për detyrë t’i jepni llogari çdo media. Kjo qeveri e ka bërë lekun letër dhe nuk do të dijë se çfarë kostoje marrin shqiptarët”, tha Valteri./m.v. abcnews.al