Valteri: Bizneset që kanë lidhje me politikanët mbajnë pishinat hapur

schedule10:28 - 23 Korrik, 2020

schedule 10:28 - 23 Korrik, 2020

Deputeti Halit Valteri i ka kërkuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi të ndërhyjë për ndryshimin e aktit normativ që mbyll klubet e natës për shkak të pandemisë.

Ai tha se pronarët e bizneseve dhe pishinave që kanë miq i mbajnë hapur ato, ndërsa të tjerët rrethohen nga policia.

Lexo edhe: Pishinat “mollë e ndaluar” për qytetarët, qeveria indiferente ndaj shqetësimit të bizneseve

“Akti normativ që ndalon lokalet me muzikë apo pa muzikë më bën që sot t’iu kërkoj juve të ndërhyni që të shikohet ky akti normativ dhe të bëhet një plan për të mbështetur këtë kategori.

Në Shqipëri sot ky akt normativ bëhet me seleksionim. Disa biznese që kanë lidhje me njerëz të fuqishëm i mbajnë bizneset dhe pishinat hapur. Të pamundurit sa hapin qepenët i shkojnë 20 policë te dera”.

Ruçi kërkoi nga Valteri të tregohet i përgjegjshëm pasi në të gjithë botë po bëhen kufizime për shkak të pandemisë.

“Kur marrim vesh që në botë organizohet Nobeli, në fund të gushtit mblidhen online krerët e botës, shpallet Reali kampion dhe tifozët rrinë në shtëpi. Askush nuk e do këtë. Të gjithë duan të jenë në stadium. Të lëmë emocionet. Kjo nuk varet nga qeveria”, u shpreh Ruçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!