Largimi i radhës për një trajner në futbollin shqiptar. Këtë herë ndodh në Kategorinë e Parë, ku është Tërbuni klubi që duhet të gjejë një trajner të ri. Oltion Kërnaja është shkarkuar pas gati 18 muajsh dhe pukjanët njoftojnë se ky vendim është marrë për mungesë rezultatesh.
“Komunikatë zyrtare: Pas një viti e gjysëm nën drejtimin e ekipit tonë, shkarkohet ish trajneri Oltion Kërnaja për rezultate të dobëta. Nën drejtimin e tij ekipi grumbulloi 10 pikë, 2 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje në 11 ndeshje në Kategorinë e Parë, duke u pozicionuar në vendin e 8-të!
Gjatë periudhës së tij me ekipin tonë fitoi kampionatin e Kategorisë së Dytë grupi Veri dhe kupën e Kategorisë Dytë! Të gjithë tifozët e falënderojnë për gjithçka ka dhënë për ekipin tonë, duke i uruar suksese të mëtejshme në karrieren e tij! Tani do të vazhdojë një epokë e re, me një trajner të ri që do t’iu komunikojmë në ditën në vazhdim kur të zyrtarizohet!”, njofton klubi i Tërbunit. /abcnews.al