Valon Ethemi është larguar nga Kukësi dhe gjatë kësaj vere ka pasur disa opsione për të luajtur jashtë vendit. Anësori i krahut të djathtë kishte rënë dakord me Zaglebie Lublin në Poloni, por problemet që kishte me Kukësin e ndryshuan situatën.
Më pas Ethemi bisedoi edhe me kroatët e Lokomotiva Zagreb, por nuk u gjet akordi. Pista tjetër e merkatos është ajo e kalimit te Istanbulspor AS në Turqi. Aty mesfushori do të gjente Eduart Rrocën dhe Kristal Abazajn, me të cilët ka qenë shokë skuadre te Kukësi.
Ethemi ndodhet në Turqi, madje edhe ka ndjekur ndeshjen e Istanbulspor kundër Eksehirspor, e mbyllur me rezultatin 3-0. Ai është fotografuar në tribunë, teksa ka parë Abazajn të shënojë dhe Rrocën protagonist me asist dhe penallti të fituar. / abcnews.al