Nga Adriel Kasonta, Modern Diplomacy
Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Europa lehtësoi masat e izolimit në periudhën e Krishtlindjeve, për të filluar vitin e ri 2021 me më shumë kufizime pas zbulimit të variantit të ri të koronavirusit, i cili ka qenë thelbësor në riformimin e ekzistencës sonë njerëzore që nga fillimi i vitit 2020.
Kërcënimi që vjen nga varianti i ri i COVID-19 po shton edhe më tepër zhgënjimin në të gjithë kontinentin dhe sigurisht në qeveritë në botë.
Italia mund të shërbejë si një shembull i mirë, pasi Kryeministri i vendit Giuseppe Conte vendosi t’i dorëzojë dorëheqjen Presidentit Sergio Mattarella në 26 Janar 2021, pasi u përball me dy vota dhe humbi shumicën qeverisëse në Senat për shkak të keqmenaxhimit të pretenduar të pandemisë dhe recesionit.
Aktualisht, ish-Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, ka marrë detyrën e kryeministrit për formimin e një qeverie të re dhe zgjidhjen e krizës politike në Itali.
Një tjetër shtet anëtar i BE-së që po përjeton përçarje politike është Spanja, ku ministri i shëndetësisë, Salvador Illa, dha dorëheqjen nga posti i tij të njëjtën ditë me Conte – pjesërisht nga frika e bashkëqytetarëve të tij, dhe pjesërisht për motive personale.
Në Holandë, tensionet për orën policore, sollën trazira masive dhe të dhunshme që përfshinë të gjithë vendin nga “ata që nuk besonin ekzistencën e virusit dhe protestuesit politikë”, siç argumenton kriminologu kryesor Hollandez, Henk Ferëerda .
“Shtetet anëtare duhet të marrin masa shtesë për të siguruar që udhëtimi në vendet BE-së të bëhet në mënyrë të sigurt.
Kjo ka të bëjë me personat që udhëtojnë në BE për arsye thelbësore, qytetarët e BE-së dhe banorët afatgjatë si dhe anëtarët e familjes së tyre dhe ata që udhëtojnë nga vendet për të cilat u hoq kufizimi jo-thelbësor i udhëtimit, ” njoftoi Komisioni Europian në janar, në një përpjekje e dëshpëruar për të frenuar përhapjen e mëtejshme të infeksioneve të lidhura me COVID-19 në territorin e saj.
Pas rekomandimeve të KE, disa shtete anëtare të BE-së kanë shpallur tashmë rregullat e reja udhëtimeve, duke aplikuar masat e nevojshme për të frenuar përhapjen e virusit.
Në mënyrë që të ndihmojë udhëtarët në Europë dhe për të mbajtur në kontroll pandeminë, BE ka futur një sistem semafori, ku blloku është ndarë në katër zona: jeshile, portokalli, të kuqe dhe gri.
Ajo që ia vlen të theksohet është se sipas sondazhit të fundit të Universitetit të Oksfordit, 74% e europianëve besojnë se lëvizja e lirë duhet të jetë e hapur mes të gjithave vendeve të BE-së.
Është e qartë se BE do të ketë një problem serioz me furnizimin e vaksinave, pasi Pfizer-BioNTech ka njoftuar ndalimin e përkohshëm të dërgesave dhe AstraZeneca informoi për një mungesë të furnizimeve.
Komisioni Europian nënshkroi një kontratë me këtë të fundit në gusht për të siguruar 300 milion doza të vaksinës (me opsionin për të blerë një shtesë prej 100 milion) në emër të të gjitha vendeve anëtare, pavarësisht pakënaqësisë së madhe të BE-së ndaj AstraZeneca.
Ajo që tensionoi më shumë situatën është deklarata e CEO-s të AstraZeneca, Pascal Sariot, i cili ka deklaruar me besim në intervistën e tij të fundit me gazetën italiane La Repubblica se “deri në mars, MB do të ketë vaksinuar ndoshta 28 deri në 30 milion njerëz , “Si dhe duke argumentuar se kompania e tij do të jetë në gjendje të furnizojë BE-në sapo të përmbushë detyrimin e saj ndaj MB.
Për fat të keq, Britania e Madhe refuzon të publikojë detajet e kontratës së saj të furnizimit për arsye të sigurisë kombëtare.
Për më tepër, siç sugjerojnë të dhënat e mbledhura nga Universiteti Duke , AstraZeneca ka shumë porosi nga vende jashtë Europës, me marrëveshjen e dytë më të madhe të arritur me SHBA.
Pfizer gjithashtu ka arritur të mbyllë marrëveshje të shumta me vendet jashtë BE-së, duke përfshirë SHBA-në dhe Kinën.
Me një variant më vdekjeprurës të COVID-19, i njohur si lloji B117, që po qarkullon duke u përhapur me shpejtësi, si dhe pengesat e programit të imunizimit dhe furnizimet e ulëta të vaksinave në dispozicion, shumë vende europiane u detyruan të anulonin ose të shtynin injeksionet e dozës së dytë.
Brukseli, nga ana tjetër, vendosi që më 29 janar 2021 të kërkojë më shumë transparencë duke prezantuar një mekanizëm të ri eksporti, i cili kërkon nga të gjithë furnizuesit e vaksinave të tregojnë qëllimet e eksportimi të vaksinave të prodhuara në territorin e tij, duke i dhënë të drejtën anëtarëve të saj për të refuzuar çdo kërkesë të dëmshme për furnizimet e vetë bllokut.
Siç u konfirmua, mekanizmi i përmendur nuk do të ndikonte (në vendet si Zvicra, Norvegjia, Izraeli, Palestina, Egjipti, Siria ose Ukraina) ndihma humanitare ose COVAX, iniciativa globale kishte për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet më me pak qasje se pjesa tjetër e botës.
Sidoqoftë, ajo i vë në një pozitë të papërshtatshme ndaj vendeve të Europës si MB, SHBA, Kanada, Rusi ose Turqi, pasi ato nuk përjashtohen nga lista e BE-së për shkak të nivelit të tyre të zhvillimit.
Për më tepër, siç informoi shefi i tregtisë së BE-së Valdis Dombrovskis në konferencën për shtyp më 29 janar 2020, “kompanitë që aplikojnë për autorizim eksporti gjithashtu do të duhet të japin informacion mbi eksportet e tyre dhe destinacionet e eksportit, sasitë.
Agjencia Europiane e Barnave (EMA) miratoi vaksinën e AstraZeneca më 29 janar 2021, gjë që e bën atë vaksinën e tretë që miratohet për përdorim në BE.
Për më tepër, ndërsa virusi nuk njeh kufij.
Ministri Federal i Shëndetësisë i Gjermanisë Jens Spahn argumentoi më 31 janar 2021 se vaksinat nga Kina (tashmë të aprovuara nga Serbia) dhe Rusia (tashmë të aprovuara nga Hungaria) mund të të përdoren në Europë.
“Pavarësisht nga vendi në të cilin një vaksinë është prodhuar, në qoftë se ato janë të sigurta dhe efektive, ata ndihmojnë në luftën me pandeminë”, tha Spahn.
Le ta pranojmë, sa më shumë kohë që do të na duhet për të vënë nën kontroll, aq më i madh do të jetë edhe numri i viktimave. Deri më sot, rastet e tanishme globale të lidhura me COVID-19 kanë arritur në 103,523,528 dhe janë regjistruar 2,241,147 viktima.
Një përpjekje e suksesshme e vaksinimit është mënyra e vetme e qëndrueshme për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike globalisht. Sipas parashikimit të Oxford Economics kriza do të ulë nivelin afatgjatë të PBB-së botërore me rreth 2%.
Shumë vende duhet të përpiqen të rezistojnë nacionalizmit të vaksinave ose edhe luftërave të vaksinave. Të veprosh ndryshe mund t’i kushtojë Perëndimit rreth 4,5 trilionë dollarë dhe ekonomisë globale 9,2 trilionë dollarë.
Pa asnjë dyshim, situata aktuale dhe fuqia e padiskutueshme e farmacive rrezikon shëndetin e miliona njerëzve në të gjithë globin, dhe padyshim që do të shërbejë si një provë për integritetin e qeverive, por më e rëndësishmja për unitetin njerëzor.
Perëndimi (për arsye shëndetësore, ekonomike dhe sigurie) duhet të ketë parasysh fjalët e Presidentit Harry S. Truman: “egoizmi dhe lakmia, individuale ose kombëtare, janë shkaktar i shumicës së shqetësimeve tona. ” Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

