“Vallëzimi i fundit”, Toni Kroos rikthehet pas 3 vitesh te “Pancerat”

schedule15:05 - 22 Shkurt, 2024

schedule 15:05 - 22 Shkurt, 2024

Të shumta ishin aludimet, por më në fund tifozët e Kombëtares së Gjermanisë kanë diçka për t’u gëzuar. Pas një “pushimi” 3-vjeçar, “lideri” i mesfushës së “Pancerave” është rikthyer te 4 herë kampionët e botës, për një “vallëzim të fundit”, në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024, i cili zhvillohet në Gjermani.

Vendimi për rikthimin në Kombëtare ka ardhur nga vetë “veterani” i mesfushës, së “Galaktikëve” të Real Madrid, me “arkitektin”, 34-vjeçar, i cili me anë të një postimi, në profilin e tij zyrtar, në rrjetin social, “Instagram” ka lumturuar jo pak besnikët e “Pancerave”, të cilët prej thuajse 10 vitesh tashmë po shohin “rënien e lirë”, të Kombëtares së preferuar.

“Djema, shkurt: nga marsi do të luaj sërish për Gjermaninë. Pse? Për shkak se më pyeti trajneri i Kombëtares dhe unë pranova. Jam i bindur se kjo skuadër në Euro është e aftë për shumë më tepër nga sa mendojnë shumica e njerëzve!”,- shkruhet në postimin e fituesit të Kupës së Botës, me Gjermaninë, në vitin 2014, i cili duket i bindur për të bërë surprizën këtë Evropian. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!