Vali Corleone përfundon në psikiatri, pasi rrahu prindërit

schedule11:19 - 24 Mars, 2022

schedule 11:19 - 24 Mars, 2022

Dy ditë më parë, Vali Corleone i njohur ndryshe edhe si Princi, u arrestua për dhunë në familje. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

LEXO EDHE:  Rrahu prindërit në mesnatë, arrestohet Vali Corleone

Vali akuzohet se ka dhunuar pa mëshirë nënën dhe babin e tij në shtëpinë e tyre në Kosovë. Ndërkohë, pas këtij rasti, Gjykata ka vendosur të dërgojë Corleonen në një muaj paraburgim në psikiatri.

Vali Corleone është një ndër personazhet më të njohur të showbiz-it. Edhe pse nuk ka asnjë lidhje me artin, ai u bë i famshëm disa vite më parë për shkak të jetës luksoze dhe marrëdhënies me persona të ekranit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!