Vali Corleone ka thyer heshtjen një ditë pasi u plagos nga bashkëjetuesja 22 vjeçare në shtëpinë e tij në Gjilan. Në një prononcim për gazetën Express, ai ka konfirmuar se është plagosur nga partnerja 22 vjeçare duke thënë se ka qenë vetë ai që i ka kërkuar ta qëllonte.
“Po jam i plagosur nga vajza që e kam rritur vet dhe që e kam si çik e imja, dhe e kam si çik timen absolutely. Më ka gjuajtur me pistoletë me plumb në këmbën e djatht sepse kemi qenë duke lozur në lojë të Casinos që quhet Barbut dhe kush humb në lojë do e han një plumb në këmbë…
LEXO EDHE: “E plagosi në dhomën e ndenjes”, Gjykata jep masën për 22-vjeçaren që qëlloi Vali Corleonen
Dhe në këtë lojë me bast me vdekje ndoshta dhe pastaj humba unë dhe o thash çikës “Më gjuaj tani”! Ajo më tha “Jo babi nuk mundem”. Unë i thashë “Më gjuaj se jam King”. Kemi luajtur me bast kështu dhe do zbatohet po nëse nuk më gjuan atëherë do të gjuaj unë ty se nuk zbaton rregullat e bastit të lojës.
Më kuptove qika ime e vogël. Kam babi yt, kingu më gjuaj shpejt fire. Dhe çika duke i ra lotët më gjuajti në këmbë plumb 9 mm dhe pastaj kam pas shumë gjakderdhje, por faleminderit doktorave professional, me shumë shpejtësi ma shpëtuan jetën sepse isha duke vdekur nga gjakderdhja”, tha ai
/abcnews.al