Valë e re e motit të keq në Europë

schedule23:40 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 23:40 - 24 Dhjetor, 2021

Një valë e motit të keq ka përfshirë Europën, me acar në veri dhe përmbytje në jug. 2 persona humbën jetën në Gjermani dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë orëve të fundit në qindra aksidente rrugore për shkak të rrëshqitshmërisë së lartë.

Temperaturat disa gradë nën zero dhe stuhitë e dëborës mbërthyen gjithë territorin e vendit, duke i gjetur shumë qytetarë e drejtues automjetesh të papërgatitur.

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka përfshirë jugun e Spanjës. Me situatë problematike u përball gjatë orëve të fundit Sevija dhe zonat përreth. Përmbytje masive mbuluan pjesën më të madhe të qytetit spanjoll, duke shkaktuar probleme kryesisht në qarkullimin e automjeteve. Niveli i ujit arriti deri në gjysmë metri.

Meteorologët nuk përjashtojnë mundësinë që vala e motit të keq të ashpërsohet gjatë orëve në vijim./GazetaExpress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!