Valdrin Sahiti dhe gruaja e tij humbin njeriun e dashur pak ditë pasi u bënë sërish prindër

schedule10:39 - 31 Gusht, 2021

schedule 10:39 - 31 Gusht, 2021

Vetëm pak ditë pasi u bënë prindër për herë të dytë, Valdrin Sahiti dhe bashkëshortja e tij, Edita Ramadani janë përballur me një humbje të madhe. Stilisti i famshëm ka zbuluar se Edita ka humbur të atin.

Ai shkruan se Edita humbi njeriun më të rëndësishëm të jetës dhe se i vjen keq që vajza e porsalindur, Paris nuk mundi të njihej me gjyshin. “Papritmas na le Eki…Editës ju pre buzëqeshja, ju shua feneri i jetës përgjithmonë.

Bellës do t’i mungojë përjetësisht gjyshi i saj i preferuar dhe Paris nuk do të ketë fatin që ta mbajë qoftë dhe vetëm një herë në krahë. Po na le për një botë më të mirë me kujtime dhe mbresa të bukura si njeriu i jashtëzakonshëm që ishe dhe do të jesh gjithmonë për ne!”, shkruan Sahiti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!