Kryebashkiaku i ri i Shkodrës Valdrin Pjetri tha se pret një shtërngim duarsh me Voltana Ademin, të zgjedhurën e PD-së në 2015-ën e cila duhet t’i dorëzojë detyrën deri më 13 Gusht. Por, edhe nëse ky gjest nuk ndodh, Pjetri thotë se kjo gjë nuk e pengon për të nisur punën.
Sa u përket rezultateve të zgjedhjeve të 30 qershorit, Pjetri tha se është i kënaqur:
“Unë kam marrë 10.2% të votuesve të Bashkisë Shkodër. Në demokraci nuk ka një dysheme për votat që duhet të marrë kandidati për të drejtuar bashkinë”, tha Pjetri.