Vala e tretë, Franca pritet të arrijë pikun e epidemisë në 10 ditët e ardhshme

schedule15:50 - 1 Prill, 2021

schedule 15:50 - 1 Prill, 2021

Ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran ka deklaruar të enjten se vendi mund ta arrijë pikun e valës së koronavirusit në të cilën është përfshirë, brenda 1o ditëve të ardhshme.

Deklaratat, ministri i bëri ndërsa vendi zgjohej më rregulla më strikte anti-covid pas rritjes së konsiderueshme të rasteve të infektimit ndërsa sistemi shëndetësor është në prag të ezaurimit.

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi ditën e djeshme mbylljen e pjesshme të vendit, pasi pranimet në njësitë e kujdesit intensiv arritën në mbi pesë mijë dhe mjekët i bënë thirrje qeverisë që të shtrëngonte më tej masat.

“Mund ta arrijmë pikun e epidemisë në të paktën 7 ose 10 ditë,” tha Veran për stacionin publik të radios France Inter.

“Më pas, duhen edhe dy javë të tjera për të arritur pikun në pavijonet e kujdesit intensiv, gjë që mund të ndodhë nga fundi i prillit.”

Më tej ai shtoi se beson që masat e marra të mërkurën do të kenë një ndikim të fortë në dinamikën e epidemisë në vend. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!