Lugina e Vdekjes në Kaliforni, vendi më i nxehtë në Tokë, mund të regjistrojë një rekord të ri botëror të temperaturës më të lartë këtë fundjavë pasi një valë masive e të nxehtit ka përfshirë pjesën më të madhe të SHBA-së.
Death Valley could hit Earth’s hottest ever temperature of 131F on Sunday https://t.co/25N1P7YmhX pic.twitter.com/Q9wP8hzKsU
— Daily Mail US (@DailyMail) July 14, 2023
Shërbimi Kombëtar i Motit parashikoi një temperaturë maksimale prej 131 F (55C) të dielën, e cila mund të vendosë një rekord botëror.
“Ekziston një mundësi që Death Valley të regjistrojë temperatura këtë fundjavë midis 54.5 C dhe 55.5 gradë celcius,” tha në një mesazh në Twitter shkencëtari i klimës Daniel Swain.
Pavarësisht nëse vendos një rekord të ri apo jo, këto temperatura në Luginën e Vdekjes janë vdekjeprurëse për botën, me nivele të ulëta gjatë natës që mund të kalojnë 37.7C.
Paralajmërimet për të nxehtin ekstrem janë në fuqi në mbarë vendin pasi një valë masive e të nxehtit ka përfshirë Kaliforninë.
/abcnews.al