Vala e të nxehtit në SHBA, rritet numri i djegieve nga kontakti me metale dhe asfalti

schedule08:58 - 25 Korrik, 2023

schedule 08:58 - 25 Korrik, 2023

Një valë e stërzgjatur e të nxehtit në Shtetet e Bashkuara ka çuar në rritje të numrit të pacientëve të djegur rëndë, pasi kanë rënë në kontakt me objekte apo sipërfaqe të nxehta.

Mediat e huaja shkruajnë se mjekët në Arizona kanë konfirmuar se shumë nga pacientët janë lënduar pasi kanë rënë në asfalt, i cili është përvëluar nga dielli. Sipas mediave në qytetin e Feniksit janë regjistruar më shumë se 24 ditë rresht temperatura mbi 43 gradë Celsius.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se këto temperatura përbëjnë rrezik të madh dhe u kanë thënë njerëzve që t’i ikin sa më shumë vapës.

Mjeku Kevin Foster nga Qendra e Arizonës për Djegie, në një intervistë për mediat ka thënë se gati të gjithë 45 shtretërit janë të zënë, dhe pothuajse një e treta e pacientëve vuajnë nga djegiet e rënda nga kontakti me asfalt apo sipërfaqe tjera të nxehta.

Periudha e verës është rëndom e ngarkuar, kjo nuk është befasi, mirëpo shifrat këtë herë janë pak më të larta sesa që kemi pritur”, ka thënë ai, duke shtuar se numri i pacientëve të rinj e ka tejkaluar numrin e pacientëve të pranuar në verën e vitit 2022.

Shumica e pacientëve janë të vjetër, të cilët mund të jenë rrëzuar në asfalt, si pasojë e të nxehtit, apo fëmijët, që nuk e kanë parasysh rrezikun e rrëzimit mbi këto sipërfaqe.

Megjithatë, ai ka thënë se problemin më të madh e kanë me përdoruesit e drogës, të cilët shpesh janë të dehidruar dhe mund të alivanosen kudo.

Kjo qendër është duke i trajnuar edhe mbi 150 pacientë tjerë, të cilët nuk janë shtrirë në spital, mirëpo kanë nevojë të trajtohen për shkak të kontaktit me sipërfaqe të nxehta, siç është metali i makinës apo rripi i sigurisë.

Hulumtuesit kanë thënë se brendësia e një makine dhe sipërfaqja e asfaltit të errët ,mund të jenë shumë më të nxehta sesa temperatura e ajrit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!