Pasagjerët në bordin e një avioni që fluturonte nga Las Vegas për në Atlanta kanë përjetuar momente tmerri pasi humbën ndjenjat gjatë fluturimit për shkak të temperaturave ekstreme.
Sipas mediave u desh përdorimi i bombolave të oksigjenit për të përmirësuar gjendjen shëndetësore të udhëtarëve që ishin në bordin e fluturimit të Delta Air Lines në Aeroportin Ndërkombëtar Harry Reid.
Sipas informacioneve, të paktën pesë persona u nxorën nga avioni për shkak të gjendjes së rënduar prej të nxehtit. Garvin tha se më pas u mor vendimi që të largoheshin të gjithë teksa autoritetet u përpoqën të ftohnin avionin.
Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë tha pas incidentit se temperatura në aeroport luhatet mes 43 dhe 46 gradë Celcius të hënën.
I am just shook. #delta #deltaairlines pic.twitter.com/FE5b5WIPba
— Krista Garvin (@Kristaanngarvin) July 18, 2023
Në një deklaratë kompania e fluturimeve “Delta Airlines” tha se ata janë duke hetuar situatën në fjalë.
/abcnews.al