Vala e të nxehtit largon turistët nga Europa Jugore

schedule11:55 - 18 Korrik, 2023

schedule 11:55 - 18 Korrik, 2023

Italia, Spanja dhe Greqia nuk janë më destinacione kaq tërheqëse, ndryshe nga Republika Çeke, Danimarka, Irlanda dhe Bullgaria ku interesi është në rritje.

Krahas vuajtjeve dhe viktimave nga vapa, valët e të nxehtit që prej vitit të kaluar ka goditur Europën Jugore gjatë muajve të verës për shkak të ndryshimeve klimatike.

Javët e fundit, mediat europiane po transmetojnë lajme për turistët që duhej të transportoheshin me avion nga plazhet italiane apo turistin që i ra të fikët nga vapa në Akropol.

Temperaturat e larta në të gjithë Europën Jugore rrezikojnë të shkaktojnë ndryshime në zakonet turistike me më shumë udhëtarë që zgjedhin destinacione më të freskëta ose zgjedhin pushimet në pranverë ose vjeshtë për të shmangur nxehtësinë ekstreme, siç parashikohet nga organizatat dhe ekspertët e turizmit.

Shifrat nga Komisioni Europian i Udhëtimit (ETC), i cili është një shoqatë e organizatave kombëtare të turizmit, tregon se numri i njerëzve që planifikojnë të udhëtojnë në rajonin e Mesdheut nga qershori në nëntor ka rënë tashmë me 10% krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas një raporti, 7.6% e udhëtarëve tani e konsiderojnë motin ekstrem si një shkak kryesor shqetësues për udhëtimet midis qershorit dhe nëntorit. Destinacionet më të freskëta si Republika Çeke, Danimarka, Irlanda dhe Bullgaria kanë parë ndërkohë një rritje të interesit turistik.

“Do të vija sërish kur moti të jetë më i freskët. Vetëm qershor dhe prill”, tha Daphne Niebuhr, një turiste amerikane që pushon me bashkëshortin e saj në Romë këtë javë, e cila shpjegon se temperaturat shumë të larta i kanë bërë pushimet e tyre “të mjerueshme”.

Kjo ka një ndikim serioz në ekonominë e Italisë. Ministria italiane e mjedisit paralajmëroi në një raport të këtij viti se turistët e huaj në të ardhmen do të udhëtojnë më shumë në pranverë dhe vjeshtë dhe do të zgjedhin destinacione më të freskëta.

Sipas Elshoi, pushimet verore në Europën Jugore ndoshta do t’i përkasin të kaluarës. Siç thotë ajo, po mendon të bëjë pushime në vendin e saj, në Norvegji.

 “Nuk dua të shkoj sërish me pushime diku që do të më shkaktojë dhimbje koke dhe marramendje ”, shpjegon ajo.

Në Spanjë, pritet të regjistrohet një kërkesë e madhe në destinacionet bregdetare në veri të vendit dhe në ishujt spanjollë, ku temperaturat e verës janë zakonisht më të ulëta, sipas një raporti të shoqatës së biznesit turistik të vendit Exceltur.

Spanjollët Danié Otero dhe Rebecca Vasquez, të cilët po vizitojnë Bilbaon, thanë se ndoshta do të bëjnë pushime në qershor vitin e ardhshëm kur do të jetë më i freskët dhe më pak i mbushur me njerëz.

/abcnews.al