Vala e të ftohtit polar godet Evropën, ç’parashikojnë sinoptikanët për muajin dhjetor

schedule11:41 - 23 Nëntor, 2019

schedule 11:41 - 23 Nëntor, 2019

Një valë e ftohtë e masave ajrore polare do të godasë Evropën në fillim të dhjetorit, sipas parashikimeve më të fundit meteorologjike.

Ajo është shkaktuar nga një ngrohje e papritur stratosferike që shtyn ajrin e ftohtë nga Poli i Veriut më tej në jug drejt Evropës – dhe madje mund të arrijë në pjesë të Afrikës së Veriut.

Ky ngrohje e papritur e stratosferës rreth Siberisë gjithashtu mund të destabilizojë potencialisht të ashtuquajturën vorbull polare, një fenomen që mban ajrin e ftohtë afër Rrethit Arktik.

Mirëpo pavarësisht parashikimeve, ditët e para të dhjetorit do të karakterizoheb nga temperatura më të larta se normalja për ketë periudhë të vitit.

Ndërkohë, një stuhi tjetër që udhëton nga Atlantiku mund të pritet këtë fundjavë.

Me nofkën “Cecilia”, stuhia pritet të sjellë shi të fortë, erëra të forta dhe valë në Cantabrian dhe Mesdhe në Francë dhe Spanjë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!