Mundësia për një valë të dytë nga koronavirusi është një tjetër çështje që tashmë ka ngritur diskutimin në lidhje me evolucionin e virusit.
Në të gjithë botën duket se mundësia që Covid-19, i cili në këtë moment duket se është në një fazë recesive, do të kthehet me forcë më të madhe dhe viralitet, brenda disa muajsh.
Virologu Bruce Beutler, fitues në vitin 2011 i Çmimit Nobel për Mjekësinë, së fundmi ka deklaruar se nuk do të ketë një valë të dytë të koronavirusit.
“Në shumicën e vendeve europiane dhe Shtetet e Bashkuara, duket se shkalla e rasteve të reja dhe shkalla e vdekshmërisë janë gradualisht duke u zvogëluar, edhe pse njerëzit i janë kanë filluar të dalin nga izolimi, i janë rikthyer aktiviteteve të prodhimit e tregtisë dhe po bashkëveprojnë më shumë me njëri tjetrin. Së bashku me bllokimet, ndryshimet në sjellje, të tilla si distanca sociale dhe përdorimi i maskave, duket se kanë pasur efekte mbrojtëse”, ka thënë Virologu.
Sipas tij, edhe popullsia nuk është më aq e ndjeshme sa në fillim, po ai bën apel që të mos ulet vigjilenca. Edhe pse mund të duket sikur virusi është zhdukur, nuk është aspak kështu, sipas virologut.
Sipas Beutler e vetmja mënyrë për ta mposhtur përfundimisht është vaksina. Fituesi i çmimit Nobel, ka deklaruar se një vaksinë kundër COVID-19 nuk do të jetë në dispozicion para vitit 2021, por deri atëherë duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos lirojmë masat e kontrollit.