Koronavirusi vazhdon ta godasë futbollin italian. Këtë herë rastet vijnë nga Serie B, konkretisht tek ekipi i Monzës. Është vetë klubi italian që ka njoftuar përmes një deklarate zyrtare.
Janë tre lojtarë të cilët kanë rezultuar pozitiv ditën e djeshme dhe tashmë ato janë në izolim të plotë. Numri i të infektuarve tek Monza shkon në pesë, pasi ditën e enjte klubi konfirmoi dy rastet e para.
⚠️ Altri tre giocatori del Monza positivi al Covid-19 https://t.co/bWxSUKucit
— AC Monza (@ACMonza) October 10, 2020
Kujtojmë që deri pak kohësh edhe presidenti i klubit, Silvio Berlusconi, ishte i prekur me koronavirusi, madje ai u shtrua dhe në spital, por ia doli të fitonte betejën dhe u shërua. /abcnews.al