Vaksinohet Mira Meksi: Ma keni prekur shpirtin, ka dritë në fund të tunelit

schedule12:25 - 2 Mars, 2021

schedule 12:25 - 2 Mars, 2021

Apeli për vaksinimin e shkrimtares Mira Meksi është dëgjuar. Ajo ka marrë dozën e vaksinës anti-COVID dhe tani mund të vijojë trajtimin e mëtejshëm të sëmundjes së rëndë nga e cila vuan.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo përmes një statusi në rrjetet sociale. Meksi falenderon të gjithë për solidaritetin dhe energjinë që ka marrë për të përballuar sëmundjen.

“Miqte e mi, dashamires, jeni aq shume sa nuk jua permend dot emrin. Por zemra ime ju njeh te gjitheve. Me keni prekur shpirtin me solidaritetin tuaj, me keni dhene force dhe energji per ta perballuar semundjen. Ju jam perjetesisht mirenjohes.

 Ju uroj se pari shendet dhe force njerezore ne keto kohera te zeza! Ka drite ne fund te tunelit!Falenderoj nga zemra Kryeministrin Rama dhe Ministren Manasterliu qe me mundesuan vijimin e trajtimit te metejshem te semundjes! Zoti me ne te gjithe!”, ka shkruar ajo./mv.abcnews.al