Ka nisur këtë të dielë vaksinimi i të moshuarave mbi 70 vjeç në Sheshin “Skëndërbej”.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit ku është takuar me aktorin Luftar Paja dhe të moshuar të tjerë në këtë qendër vaksinimi të cilët ndodheshin në radhë për të marrë dozën e vaksinës.
Manastirliu i ka pyetur të moshuarit se si po shkon procesi.
“E bëra vaksinën, shkoi mirë”, ka thënë aktori.
Ndërkohë kujtojmë se me ngritjen e dy çadrave të mëdha në shërbim të procesit të vaksinimit synohet që të arrihet objektivi 10-15 mijë vaksinimeve në ditë.
Vaksinimi këtë të diele ka nisur me 192 mijë dozat e vaksinës kineze Sinovac që erdhi para disa ditësh në vendin tonë. e.su./abcnews.al