Fushata e vaksinimit në vendin tonë këtë javë ka filluar për të moshuarit e moshës mbi 80 vjeç, në disa qytete të vendit.
Korça është një prej qyteteve ku të moshuarit presin në radhë për tu vaksinuar me vaksinën anti Covid.
Të moshuarit shprehen për ABC se tashmë ndihen më të mbrojtur. Disa prej tyre edhe pse e kanë kaluar Covid theksojnë se do e bëjnë vaksinën pasi ndihen më të mbrojtur.
“Jam 83 vjeç dhe më ka njoftuar mjekja e lagjes për të bërë vaksinën. Unë ka dy muaj që e kam kaluar Covid në një formë të lehtë jo shumë të rëndë. Më njoftuan për ta bërë, dhe unë e kam dëshirën për ta bërë”, ka thënë një i moshuar.
Ndërkohë një tjetër ri moshuar shprehet se është 93 vjeç dhe do e bëjë vaksinën pasi ndjehet më i sigurtë./abcnews.al