Në Maqedoninë e Veriut, që nga fillimi i pandemisë janë vaksinuar 764 punonjës të personelit shëndetësor. Kështu bëri me dije Ministria e Shëndetësisë.
Ndërsa procesi i vaksinimit realizohet në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, duke synuar imunizimin e stafit.
Sakaq në fund të muajit pritet që të arrijnë edhe vaksinat e tjera ku pritet që veç personelit shëndetësor të vaksinohen edhe qytetarë.
/abcnews.al/