Vaksinimi, studentët në Friendzone: Jemi kategori e diskriminuar, po veprohet me dy standarte

schedule14:38 - 18 Tetor, 2021

schedule 14:38 - 18 Tetor, 2021

Ditën e sotme në FriendZone u diskutua për tensionin e krijuar në Universitete pas vendimit për të mos lejuar hyrjen në auditore të studentëve që nuk janë vaksinuar apo nuk kanë kryer një test kundër Covid-19. Për të folur për këtë problematikë, ishin të ftuar studentët Teisa Kurti dhe Agred Tafaj, ku u shprehën se është paradoksale fakti që qeveria vepron me dy standarte.

Agredi përmendi rastin e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë që u mbajt disa ditë më parë në Air Albania ndërsa shtroi pyetjen nëse tifozët kanë qenë të vaksinuar. Më tej, ata u shprehën se “si Lëvizje Studentore po diskutojmë se çfarë do të bëjmë. Jemi ende në fazën e diskutimit. Po diskutojmë për mënyra të tjera ligjore, nëse do e përshkallëzojmë, nëse do të protestojmë para ministrisë.”

“Janë kategori e diskriminuar, kemi çdo hapësirë tjetër publike, a kërkohet testi PCR. Është çështja e standarteve të ndryshme që në disa vende lejohet dhe në disa vende jo. Kishim stadiumin pak ditë më parë, ishin 22 mijë persona. Pyetja që shtrohet është se a është kërkuar vaksinimi i detyruar. Situata është e paqartë, kemi pasigurinë dhe askush nuk do të na marrë seriozisht si kategori. Duan të na mbajnë nën presion për të treguar se mund të na kontrollojnë.”, tha Agredi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!