Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vaksinimi në Britani, iu shpëtua jeta 10,400 personave mbi moshën 60-vjeçare

schedule15:39 - 9 Prill, 2021

schedule 15:39 - 9 Prill, 2021

Ministrat kanë bindur britanikët të bënin gjënë e duhur dhe të vaksinoheshin, pasi sipas të dhënave më të fundit vaksinat kanë shpëtuar 10,400 persona  në vend.

Zyrtarët kanë nisur një fushatë për të rikthyer besimin te vaksinat pasi rregullatorët shëndetësore deklaruan që personat nën moshën 30 vjeçare do të kenë mundësinë të zgjedhin se me kë vaksinë do të vaksinohen.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se, ndërsa infektimi me Covid-19 mund ‘të shkatërrojë jetën tuaj’, rreziku i zhvillimit të  mpiksjes së gjakut nga vaksina  ishte shumë i vogël.

PHE krahasoi numrin e viktimave nga Covid-19 deri në fund të Marsit. Ata vlerësuan se vaksina kishte shpëtuar 9,100 persona mbi 80 vjeç, 1,200 nga mosha  70 deri në 79 vjeç dhe 100 nga mosha  60 deri në 69 vjeç.

Shkenca është e qartë – vaksinat shpëtojnë jetë. Të tre vaksinat e aprovuara në Britani kanë treguar se janë  të sigurta dhe efektive.

Shifrat e botuara stregojnë pse është e rëndësishme që njerëzit të marrin dozën e dytë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!