Vaksinimi kundër gripit mund të na mbrojë nga Covid-19

schedule12:01 - 13 Maj, 2020

schedule 12:01 - 13 Maj, 2020

Sipas gazetës italiane ‘Corriere Della Sera’, vaksinimi kundër gripit sezonal përpara vjeshtë-dimrit të ardhshëm mund të jetë edhe më i rëndësishëm, duke pasur parasysh praninë e Covid-19.

“Sipas një studimi të botuar së fundmi, kjo nuk kryhet vetëm për të bërë dallimin midis dy infeksioneve, por edhe sepse duket se viruset e gripit lehtësojnë hyrjen e koronavirusit në mushkëri”.

Receptorë të shumtë ACE2 tek  gripi

Studiuesit infektuan disa inde njerëzore in vitro me viruset SARS dhe MERS dhe vëzhguan “mbishfaqjen e receptorëve ACE2 në qelizat epiteliale. Nivele të larta të ACE2 në rrugët e frymëmarrjes mund të lehtësojnë hyrjen e virusit dhe zhvillimin e infeksionit.

Mekanizmi

Koronavirusi arrin të depërtojë në qelizën e njeriut përmes proteinës së tij kyçe. Kjo proteinë vepron si një “çelës” sepse është në gjendje të depërtojë në një proteinë tjetër të pranishme në qelizat tona, e quajtur receptori ACE2, i njëjti receptor i përdorur më parë nga virusi SARS.

Çfarë mund të bëjmë për të mbrojtur veten?

Tashmë kemi pasur dy arsye të mira për t’u vaksinuar kundër gripit: së pari, të kesh dy infeksione virale që qarkullojnë njëkohësisht është një problem, sepse një person tashmë mund të dobësohet nga virusi i gripit kur infektohet me SARS-CoV2; së dyti, sepse dy viruse që bashkëpërshkojnë krijojnë dyshime nga pikëpamja diagnostikuese dhe nga rruga që duhet të ndjekë individi se nëse duhet apo jo të shtrohet në spital.

Ankesat për vaksinim kundër gripit

Ankesa për tu vaksinuar kundër gripit ka filluar tashmë sepse të gjithë e kërkojnë  vaksinimin e detyrueshëm  të gripit për fëmijët nga 6 muaj deri në 14 vjeç. Federata Kombëtare e Urdhrave Mjekësorë gjithashtu ka propozuar  që «të zgjasë vaksinimin e gripit falas dhe të përmirësojë parandalimin dhe monitorimin e territorit për të identifikuar  rastet e reja me koronavirus. Vaksinimi i gripit falas, deri më tani, është për  njerëzit mbi 65 vjeç, njerëzit me sëmundje kronike dhe ata në rrezik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!