“South Park” do të rikthehet pas një viti me një episod të veçantë muajin e ardhshëm.
Regjisorët Trey Parker dhe Matt Stone kanë deklaruar se po sjellin “Specialen e Vaksinimit” për admiruesit.
Ndjekur nga episodi “Speciali i Pandemisë”, episodi i ri do të paraqesë qytetarët që tentojnë të sigurojnë vaksinat kundër Covid-19, shkruan NME.
Episodi i ri vjen pas konfirmimit për datën e premierës së sezonit të 24 të serive të animuara, i cili është shtyrë vitin e kaluar për shkak të pandemisë./abcnews.al