Vaksinimi i personelit mjekësor të Kosovës në Kukës, asnjë efekt anësor

schedule12:01 - 27 Mars, 2021

schedule 12:01 - 27 Mars, 2021

Nisi këtë të shtunë procesi i vaksinimit të bluzave të  mjekëve dhe infermierëve të Kosovës në Kukës.

Shefi i shërbimeve mbështetëse në njësinë vendore te kujdesit shëndetësor Kukës, Xhafer Rexhmati thotë se do të vaksinohen 208 bluza të bardha me AstraZeneca ndërsa javën e kaluar u vaksinuan 292 mjekë dhe punonjës shëndetësor.

Procesi ka nisur normalisht dhe të vaksinuarit e parë nuk kanë pasur ankesa për efekte anësore.

Vaksinimi ka filluar, por në kufi po presin bluzat e bardha të Kosovës që janë të organizuar me autobusë,  por gjithashtu është vënë rë një fluks i qytetarëve të Kosovës që vijnë në Shqipëri për fundjavë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!