Vaksinimi i personaliteteve, Meta kundër: I papranueshëm “diferencimi klasor”

schedule21:31 - 18 Shkurt, 2021

schedule 21:31 - 18 Shkurt, 2021

Presidenti Ilir Meta e cilëson të papranueshëm krijimin e një liste me personalitete mbi 80-vjeç që janë përzgjedhur nga ministria e Shëndetësisë për t’u vaksinuar. Kreu i shtetit në një postim në Facebook” kërkon që “Qytetarët të vaksinohen masivisht. I papranueshëm “diferencimi klasor”” shkruan ai.

Edi Rama njoftoi sot nga Vlora se të dielën do të nisë procesi i vaksinimit për të moshuarit mbi 80-vjeç, të cilët janë personalitete. “Ditën e diel do të fillojmë me disa personalitete, 80 e lart që do të vaksinohen për të filluar me këtë kategori” tha ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!