Vaksinimi i gazetarëve dhe operatorëve të terrenit do të nisë prej ditën e sotme në orën 15:00 në sheshin “Skëndërbej”.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se vaksinimi i kësaj kategorie do të vijojë çdo ditë në këtë fashë orare, deri në përfundim të të gjithë procesit.
Gazetarja e ABC Ema Shazivari bën me dije se vaksina që do të aplikohet te kjo kategori është ajo kineze “Sinovac”, me të cilën prej ditësh ka nisur vaksinimi masiv i grupmoshës mbi 70-vjeç.
E njëjta vaksinë do të përdoret nga dita e nesërme për punonjësit e policisë. Vaksinimi i kësaj kategorie do të vazhdojë fillimisht në Tiranë, për t’u shtrirë më pas në të gjithë vendin.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se së afërmi do të nis vaksinimi i punonjësve në hotele dhe grave dhe vajzave që punojnë në fasoneri, për shkak të riskut nga kontakti i shumtë me persona të tjerë./mv.abcnews.al