Vaksinimi, fusha dhe ndriçimi pengesat, derbi transferohet jashtë Tiranës

schedule11:38 - 5 Janar, 2021

schedule 11:38 - 5 Janar, 2021

Më datë 21 dhjetor është planifikuar të luhet derbi i dytë i kryeqytetit për këtë sezon, me Partizanin si pritës, por ndeshja nuk do të luhet në Tiranë.

FSHF ka publikuar se beteja do të zhvillohet në orën 18:00 në “Elbasan Arena” dhe shkaku është i qartë. Fusha e “Air Albania” lë për të dëshiruar dhe nga ndeshja e fundit terreni i vështirë ndikoi jo pak edhe në cilësinë e lojës.

 

Gjithashtu në këtë muaj qeveria ka njoftuar se nis vaksinimi për Covid-19 dhe është vendosur që të operohet në impiantin më modern në vend, megjithëse nuk është specifikuar saktë ambienti. Por e sigurt është se nëse stadiumi do përdoret për vaksinimin e njerëzve, në atë impiant është e pamundur të zhvillohen ndeshje.

 

Ndërkohë, edhe stadiumi “Selman Stermasi” del jashtë loje në këtë moment sepse një ndeshje si derbi është detyrim të luhet në darkë dhe stadiumi i Tiranës për momentin nuk ofron ndriçim për shkak të kontratave të papaguara dhe amortizimit të tij.

Në këto kushte, “Elbasan Arena” mbetet i vetmi stadium ku mund të luhet derbi i kryeqytetit. Fusha e atij impianti është më e mira në vend dhe duke parë këtë aspekt është mëse e sigurt se do shohim një futboll më cilësor se derbi i parë i këtij sezoni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!