Vaksinim i detyruar për mësuesit, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar sqaron mesazhin

schedule19:17 - 23 Korrik, 2021

schedule 19:17 - 23 Korrik, 2021

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, ka reaguar pas mesazhit të ZVA dërguar mësuesve për të aplikuar vaksinën kundër Covid.

Në mesazhin e dërguar nga  ZVA bëhej me dije se për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor në sezonin e ri shkollor, vaksina është e detyrueshme, gjë e cila është kundërshtuar ditën e sotme Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar.

Duke e konsideruar një keqkuptim, në njoftim theksohet se procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë , ndërsa bëhet me dije se në asnjë moment nuk është i detyrueshëm aplikimi për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore.

Reagimi: 

Në lidhje me njoftimet e shpërndara ditën e sotme në disa portale, sa i takon vaksinimit me detyrim të punonjësve mësimorë dhe stafeve ndihmëse, sqarojmë se nuk ekziston asnjë vendim për vaksinim me detyrim.

Lexo edhe: “Urgjente”, mesazhi në celularin e mësuesve: Në shtator duhet të jeni të gjithë të vaksinuar

Kemi të bëjmë me një keqinterpretim të kërkesave për informacion rutinë në zyrat dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë.

Procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë për t’u mbrojtur nga COVID-19, por në asnjë rast nuk është i detyrueshëm për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!