Vaksinat mARN reduktojnë rrezikun e infektimit me Covid-19 deri në 91%

schedule14:37 - 8 Qershor, 2021

schedule 14:37 - 8 Qershor, 2021

Vaksinat me teknologji mRNA parandalojnë deri 91% rrezikun e infektimit me koronavirus, sipas një sondazhi nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Ky është studimi i parë që tregon se vaksinat e mARN (p.sh. Pfizer / BioNTech dhe Moderna) janë 91% efektive në parandalimin e koronavirusit.  3.975 pjesëmarrës morën pjesë në studimin, i cili zgjati 17 javë rresht dhe u zhvillua në tetë rajone të SHBA-së.

Sipas të dhënave, te personat e vaksinuar plotësisht, rreziku i infektimit me Covid u reduktua deri  në 91%, ndërsa te personat që kishin marrë dozën e parë me 81%. Studimi përfshiu rastet asimptomatike, por edhe ata që shfaqën simptoma.

Ndërsa personat të cilët rezultuan pozitivë pavarësisht se ishin vaksinuar, studimi nxori në pah se:

-Kohëzgjatja e sëmundjes ishte një mesatare prej më pak se gjashtë ditësh

-Ata qëndruan të shtruar për më pak se dy ditë

-Rreziku i shfaqjes së simptomave u zvogëlua me rreth 60%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!