Vaksinat përforcuese anti Covid-19, për të trajtuar variantet e reja mund të aprovohen brenda disa javësh, sipas njoftimit nga rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar.
Prodhuesit e vaksinave duhet të tregojnë të dhëna se këto vaksina janë të sigurta dhe shkaktojnë përgjigje imune.
Shefja ekzekutive e MHRA Dr June Raine tha: “Sigurisht që do të ketë kontrolle mbi prodhimin, sigurinë, cilësinë, por ne do të përdorim qasjen që ka qenë shumë e suksesshme për vaksinat e gripit,” tha ajo.
‘Çdo vit ka një proces rregullator të provuar dhe të testuar për vaksinat sezonale të gripit në mënyrë që ato të përputhen me llojet që qarkullojnë çdo vit.’
Dr Raine tha se janë të nevojshme vlerësimet pavarësisht se sa të vështira janë. Sidoqoftë, ajo theksoi se nuk ka asnjë provë që sugjeron që vaksinat aktuale nuk janë efektive kundër varianteve të njohura Covid-19 –por ne duhet të jemi të përgatitur mirë, tha ndër të tjerash ajo./abcnews.al