12 mijë persona kanë shpëtuar falë vaksinave kundër koronavirusit në gjysmën e parë të 2021 në Itali, sipas një studimi të Fondacionit Bruno Keser. Italia ka regjistruar 7698 raste me koronavirus dhe 74 persona kanë humbur jetën në 24 orë.
Nga 684,710 teste, 1,1% rezultuan pozitive. Sipas studimit, ne do të mund t’i rikthehemi normalitetit, nëse 90% e popullsisë do të vaksinohet plotësisht, përfshirë fëmijët e moshës mbi 5 vjeç.
Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza theksoi gjithashtu se deri më tani mbi 84% e qytetarëve mbi 12 vjeç janë vaksinuar plotësisht, ndërsa 86.7% kanë marrë dozën e parë.
/abcnews.al