Vaksinat anti Covid nuk ndikojnë te fertiliteti

schedule12:28 - 13 Shkurt, 2021

schedule 12:28 - 13 Shkurt, 2021

Në mediat sociale janë përhapur informacione se vaksinat kundër Covid-19 mund të shkaktojnë fertilitet te femrat.

Shkak për këtë mendohet se është një proteinë e vaksinës që i ngjason proteinës që përmban placenta e nënës.

Por në Britaninë e Madhe, autoritetet e kanë hedhur poshtë këtë pretendim. Mjekja e obstetrikës, Lucy Chappell, e pyetur nga rrjeti britanik i lajmeve, BBC, tha se vaksina anticovid nuk ka ndonjë mekanizëm biologjik që të ndikojë te fertiliteti.

Janë kryer studime te kafshët për ta provuar teorinë, dhe ndonëse vaksinat nuk janë të rekomanduara për nënat shtatzënë, pasi ende nuk janë testuar vaksinat  te shtatzënat.

Edhe mjekja e virologjisë, Nikola Stonhauz, ka deklaruar se  përbërësit e vaksinës shërbejnë për të përcjellë mesazhin te sistemi imunitar, më pas ato shkatërrohen nga organizmi brenda një kohe të shkurtër.

Dy mjeket theksojnë se vaksinat anticovid, në thelb, janë të ngjashme me vaksinat e gripit, të cilat janë provuar se nuk shkaktojnë çrregullime të sistemit riprodhues te femrat.

SHBA-ja deri tani ka vaksinuar mbi 20 mijë gra shtatzëna pa ndonjë problem. Autoritetet kanë deklaruar  se është në dorën e nënave që të zgjedhin nëse duan të vaksinohen kundër Covid-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!