Vaksina me detyrim? Fico: Disa kategori duhet të provojnë statusin “jo infektiv”, po hartojmë protokollin

schedule11:11 - 25 Gusht, 2021

schedule 11:11 - 25 Gusht, 2021

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico tha se vaksinimi nuk do të jetë i detyruar por shtoi se në rastet e individëve që punojnë në marrëdhënie me njerëzit, lind e drejta që të kërkosh prej tij të provojonë statusin jo infektiv, pra vaksinë ose test. Në këtë kategori ajo përmendi pikërisht arsimtarët, duke shtuar se po përgatitet një protokoll i veçantë për arsimin në prag të nisjes së vitit të ri shkollor.

“Ne furnizohemi në mënyrë të rregullt nga kontratat e lidhura me Pfizer, marrëveshjet që kemi me BE Covax. Nuk ka një përzgjedhje të vaksinës për sa kohë janë vaksina që kanë kaluar sfidën e rregullatorëve ndërkombëtarë. E rëndësishme është që njerëzit të vijnë dhe vaksinohen. Vaksinimi shpëton jetë. Duhet të synojmë në këtë drejtim.

Në Shqipëri vaksinimi nuk është i detyruar. Ka disa elementë si grupe dhe arsimtarë kanë për detyrë të mbrojnë edhe komunitete me të cilët ata punojnë. Ne nuk detyrojmë askënd. Por mund të kërkosh që të provojë statusin jo infektiv. Sa i përket çështjes së shkollave ndjekim me përgjegjësi dhe kemi në shqyrtim një protokoll për arsimimin. Ne shikojmë situatë epidemiologjike dhe do të vijojmë”, tha Fico.

Ndërsa Silva Bino theksoi se rritja e rasteve nuk është parë vetëm në Shqipëri por në të gjitha vendet e Ballkanit

“Nuk është vetëm Shqipëria në vendin e nivelin e tretë. Janë të gjitha vendet e Ballkanit. Kjo ka ndodhur javës së që shkoi. Duket sikur është vetëm Shqipëria. Të gjitha vendet e Ballkanit kanë një rritje të infeksioneve që është e lidhur me sezonin veror. Ka një domethënie kjo gjë. Do ketë sërish vaksinim të hapur për të rritur numrin e vaksinimeve dhe për të ulur numrin e infektimeve. Politika e fushatës së hapur të vaksinimit bëhet për të ruajtur jetën e njerëzve”, tha Bino. m.v/abcnews.al