Vaksina kineze Sinovac mbron fëmijët nga Covid-19

schedule08:42 - 25 Mars, 2021

schedule 08:42 - 25 Mars, 2021

Vaksina kineze Sinovac ka rezultuar efektive tek fëmijët.

Testet klinike  te mbi 500 fëmijë dhe adoleshentë nga mosha  3 deri 17 vjeç treguan se vaksina nxit reagimin imunitar kundër infektimit me Covid-19. Vetëm dy prej fëmijëve të moshës 6 dhe 3 vjeç kishin temperaturë të lartë pas vaksinës.

Fëmijëve u jepen doza të përgjysmuara krahasuar me personat mbi 18 vjeç. Kompania shtetërore kineze tha se nevojiten testime të tjera për një rezultat zyrtar, teksa testet klinike po hyjnë në fazën e tretë.

Sinovac ka një efektivitet prej 83.5%, nga 50% që ishte arritur gjatë testeve të mëparshme klinike tek personat mbi 18 vjeç.  Kompania deri më tani ka shpërndarë 160 milionë doza në 16 vende të botës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!