Mbretëresha e popit Madonna ka bërë së fundmi një deklaratë shokuese. Ajo është shprehur se ka një vaksinë për Covid-19 e cila ka gjunjëzuar botën por duan të përfitojnë sa më shumë nga kjo gjë.
Por disa minuta më vonë video e publikuar nga Madonna është fshirë nga Instagrami. Nuk dihet nëse ajo është penduar, por rregullat e rrjetit social nuk e kanë lejuar dhe e ka hequr.
“E vërteta do ju çlirojë të gjithë. Por disa njerëz nuk duan ta dëgjojnë atë. Sidomos njerëzit me pushtet që duan të përfitojnë nga ky kërkim i gjatë për një vaksinë që është vërtetuar se është e disponueshme muaj më parë. Ata preferojnë që frika të marr kontrollin dhe të pasurit të pasurohen më shumë ndërsa të varfërit dhe të sëmurët të përkeqësohen. Kjo grua është heroina ime. Faleminderit Stella Immanuel”, thuhej ndër të tjera në video.
Dr Stella Immanuel është pjesë e ‘America’s Frontline Doctors’ një grup i ri që duket se është formuar në Sh.B.A për të mbështetur përdorimin e Hydroksilklorinës në kurimin e Covid-19./abcnews.al