Vaksina e tretë ruse CoviVac, 80% efektive kundër Covid-19

schedule10:21 - 2 Qershor, 2021

schedule 10:21 - 2 Qershor, 2021

Vaksina e tretë ruse kundër COVID-19, CoviVac, është më shumë se 80% efektive sipas të dhënave paraprake. Qendra Chumakov mund të prodhojë gjashtë herë më shumë se 10 milion doza, që kishte planifikuar më parë gjatë këtij viti.

Kjo është vaksina e tretë që Rusia ka aprovuar në vend pas miratimit të vaksinës së parë Sputnik V, e cila ka rezultuar 91.6% efektive në parandalimin e Covid-19.

Rusia ka raportuar 5,081,417 raste dhe 121,873 që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al