Vaksina e koronavirusit, presidenti i klubit gjerman shumë afër zbulimit

schedule11:34 - 16 Mars, 2020

schedule 11:34 - 16 Mars, 2020

Është një ndër njerëzit më të urryer në Gjermani, por mund të jetë shpëtimtari i madh. Dietmar Hopp është presidenti i Hoffenheim dhe një një nga njerëzit më të pasur në vendin e tij. Fakti që zotëron shumicën e aksioneve të klubit, diçka kundër traditës, e ka kthyer në një nga personat më të urryer të tifozëve gjermanë.

Gjithsesi, kjo urrejtje mund të kthehet shumë shpejt në dashuri. Hopp po investon në zbulimin e vaksinës së koronavirusit dhe Der Spiegel raporton se është shumë afër saj. 79-vjeçari ka investuar shumë në kompaninë e tij Curevac dhe kërkimet po shkojnë mbarë.

New York Times raporton se Hopp ka refuzuar t’ia shesë vaksinën Donald Trump, presidentit të SHBA, duke parandaluar të bëhej pronë ekskluzive e amerikanëve. “Curevac po studion vaksinën e koronavirusit për të ndihmuar njerëzit jo vetëm në disa rajone, por në solidaritet me të gjithë botën. Do të isha i kënaqur nëse ky rezultat mund të të arrihet përmes investimeve të mia afatgjata në Gjermani”, deklaron Hopp. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!