Avokati Arbër Hoxha ka ngritur shqetësimin për gjendjen alarmante të vakancave në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se mungesa e prokurorëve dhe mbyllja e disa gjykatave po sjellin pasoja të rënda për qytetarët.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, ai deklaroi se më shumë se një e treta e vendeve të punës për prokurorë janë të paplotësuara, çka ka çuar në mbingarkesë të stafit ekzistues dhe vonesa të mëdha në shqyrtimin e çështjeve.
Sipas tij, qytetarët detyrohen të presin nga tre deri në pesë muaj për një seancë civile dhe shpesh mbi gjashtë vjet për të marrë drejtësi të plotë.
“Më shumë se 1/3 e vakancave dhe e prokurorëve mungojnë. Pra prokurorët në Prokuroritë e Rretheve nga 3 që duhet të jenë janë vetëm 2 qe bëjnë punën. Pra vakancat në sistemin e drejtësisë kanë kolaps dhe çështjet civile, një seancë sot e kësaj duhet të paktë 3 deri në 5 muaj, që të bëhet. Përveç vakance në sistemi e drejtësisë është edhe mbyllja e pesë Gjykatave të Apelit, të cilat jo vetëm shtojnë kostot për qytetarët, por edhe që të duash të marrësh drejtësi në një çështje civile të duhet të paktën 6 ose 7 vite kohë”, tha avokati./abcnews.al

