Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka përfunduar procesin e vlerësimit dhe pikëzimit të kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt.
Sipas pikëzimit të kandidatëve, Asim Vokshi rezulton i pari me 89.5 pikë e ndjekur nga Naureda Llagami me 89.3 pikë. Florian Ballhysa është vlerësuar me 77.83 pikë, Alma Faskaj me 77.77 pikë, Genta Tafa (Bungo) me 75.44 pikë dhe Alban Toro me 74.22 pikë.
Ndërkohë lista me rezultatet përfundimtare tashmë i është kaluar Gjykatës së Lartë, e cila do të vendosë mbi emërimin përfundimtar.
Në total ishin 13 kandidatë që shprehën interes për vendin vakant në Kushtuese, ndërsa Denar Biba u tërhoq nga gara në fillim të shtatorit.
Sakaq, ditën e sotme 23 shtator, rreth orës 15 do të mbahet mbledhja e rradhës e KED për miratimin e raportit dhe listës përfundimtare të kandidatëve që kanë aplikuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.


