Vajzën ia vrau bashkëshorti, babai: E dhunonte vazhdimisht, kishte një vit me urdhër mbrojtje

schedule23:34 - 29 Korrik, 2023

schedule 23:34 - 29 Korrik, 2023

Babai i 46 vjeçares, Havzi Ferhati e cila u vra këtë të shtunë në Maliq shprehet se prej një viti vajza e tij ka qenë me urdhër mbrojtje pasi bashkëshorti e dhunonte vazhdimisht.

Ai shprehet se ka qenë nipi që e ka marrë në telefon se nuk po i ngrinte telefonin nëna e tij dhe menjëherë kanë shkuar dhe kanë kërkuar por trupi i viktimës është gjetur nga policia.

Sipas tij Gjergji Mullalli edhe para tre ditësh ka shkuar në banesën ku jetonte vajza e tij, ajo ka njoftuar policinë pasi e ka gjetur banesën hapur por brenda nuk është gjetur askush.

LEXO EDHE:“Të vraftë zoti, o kriminel i dreqit”, nëna e viktimës flet pas vrasjes në Maliq

“Ne ishim në shtëpi më mori djali se e kishte marrë në telefon për të folur por nuk e kishte hapur. Me merr në telefon djali dhe më thotë hajde se nuk po ma hap telefonin, e mora në telefon djalin erdhi djali më mori mua dhe njoftuam policinë kërkuam vërdallë dhe e gjetën policia që e kishin hedhur nga veranda në disa barëra. Ishte një vit që ishte me urdhër mbrojtje e dhunonte vajzën dhe që në nëntor ka qenë me urdhër mbrojtje. Ka ardhur edhe një ditë tjetër ai që kishte hyrë brenda dhe kishte ardhur policia para tre ditësh por nuk e kanë gjetur brenda. E kishte ndjekur edhe nja dy tre herë në punë. Vajza ka kërkuar divorcin se e dhunonte, edhe kur kanë qenë në Greqi edhe këtu”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!