Vajzat “Tik -Tok” tentojnë t’i futen muzikës, Klajdi dhe Bruno i presin në studio: Flori është patronazhisti

schedule21:25 - 20 Qershor, 2021

schedule 21:25 - 20 Qershor, 2021

Vajzat “Tik -Tok” kanë shkuar mbrëmjen e sotme në studion e Threedots, ku i kanë pritur Bruno dhe Klajdi.

Fillimisht, ato nga skena e “Kosheres” kanë marrë vendimin për t’u bërë këngëtare dhe më pas janë drejtuar tek djemtë.

Vajza Nr.1: Ja pra jemi live këtu me motrën time, që nuk morëm pjesë te ‘Përputhen’ menduam që t’i futemi botës së muzikës.

Vajza Nr.2: Është një botë që mua më përthith, më tensionon dhe më ngop.

Më tej, vajzat kanë nisur bisedimet me djemtë, ku nuk kanë munguar të qeshurat pafund.

Vajza Nr.1: Motra këta janë ata çunat e treshedotsave

Vajza Nr.2: Motra po pse tre, këta dy janë?

Vajza Nr.1: Këto dy pra janë çunat e Florit Mumangjeshit.

Bruno: Jo jo, Mumangjeshit, Mumajesit me ‘S’

Vajza Nr.2: O çunat e Flori Tytangjesit si është babi jot?

Bruno: Po nuk e kemi bab.

Vajza Nr.1: Ça babi thua moj?

Vajza Nr.2: Po a jeni çunat e tij, apo na kanë adresuar gabim?

Vajza Nr.1: Po jo mi budallaqe, Flori është patronazhisti. A e kupton? Ky është Klajdi, Bruno dhe Mir Vathi.

Në fund, fatkeqësisht vajzat e “Kosheres” nuk ranë dakort me djemtë për të bërë një këngë, por gjithçka u mbyll në paqe, pasi të gjithë së bashku, nisën të këndonin hitin e sapolancuar të tyre “Nina”. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!