Vazhdon diskutimi mes Senajdës dhe Niko Komanit edhe këtë javë në “Style Star”.
Tematika e natës së sotme ka qenë ‘’folklore’’, pra ndërthurja e një veshjeje moderne me elemente të veshjeve popullore të krahinave të ndryshme.
LEXO EDHE: Genc Përmeti kritikon Irisin: Tironce kjo?! Me mirë e kishe bërë te Lana dasmën
Senajda, konkurentja e re, e cila edhe javën e parë pati një përplasje jo vetëm me vajzat, por edhe jurinë. Po flasim pikërisht për Niko Komanin.
“Vajzat të lodhin më shumë b*thën kur vijnë këtu”, ka thënë Niko. Duke qenë se sipas fjalëve të tij konkurentja nuk ishte përpjekur aq shumë për të realizuar këtë veshje, e cila përbehej vetëm nga një fustan. Këtij komenti Senajda i është përgjigjur: “Ti me jep atë njishin tënd dhe jemi ok”. Duke ironizuar kështu Nikon për vlerësimet përgjithësisht të ulëta./abcnews.al